INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa komplekse, Adelina Tahiri tregon çfarë ndërhyrjesh ka bërë në trup dhe fytyrë!

Pa komplekse, Adelina Tahiri tregon çfarë ndërhyrjesh ka bërë në trup dhe fytyrë!

Publikuar më: 16:31 26-08-2021

Adelina Tahiri është nga këngëtaret goxha aktive në rrjetet sociale. Artistja nga Shkupi poston vazhdimisht fotografi nga përditshmëria e saj ndërsa shpesh realizon edhe biseda me ndjekësit.

Së fundmi u është përgjigjur fansave në pyetjet që kishin për dukjen e saj. Krahas pyetjeve për format trupore, ngjyrën e flokëve apo nxirjen e trupit, një nga ndjekësit e ka pyetur edhe për ndërhyrjet në trup ose fytyrë.

“Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë”, është përgjigjur këngëtarja, duke shtuar nuk ka nevojë të bëjë ndërhyrje të tilla pasi sipas saj të gjithë shqiptarët kanë gjene shumë të bukura.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225