Kejvina Kthella ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku ka rrëfyer shumë detaje nga jeta profesionale dhe ajo private. E hipur mbi demin, në studion e emisionit, Kejvina u përgjigj teksa kalëronte, kur foli për partnerin ideal.
Florjan Binaj e pyeti se si duhet të jetë partneri ideal dhe Kejvina u përgjigj: “Varet, nuk do e zgjedh nga profesioni.”
Ajo gjithashtu tregoi se është dikush që ia ka rrëmbyer zemrën, por nuk pranoi ta thonte emrin e tij.
Modelja simpatike u pyet edhe për të brendshmet që përdor dhe nuk hezitoi të përgjigjet.
“I vesh braziliane dhe tanga”, tha ish-velina.
E pyetur se çfarë ngjyre i ka veshur, Kthella tha se shumëngjyrëshe.