Ca gjëra duhen thënë ashtu si të vijnë!
“Miss Universe Albania” 2017, Blerta Leka ka treguar për simpatinë ndaj një prej futbollistëve të kampionatit shqiptar që ka qenë pjesë dhe i kombëtares shqiptare. Në një intervistë të dhënë për “Revistën Vip” dhe “MCN Radio”, ajo ka treguar emrin e lojtarit që i ka pëlqyer më shumë në kohën kur ishte e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.
Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës së Partizanit, Edgar Çani, i cili siç u shpreh bukuroshja ishte futbollisti që i ka pëlqyer më shumë. Por, ajo tregoi dhe një detaj ku u shpreh se Çani shoqërohej gjithandej nga e dashura.
“Ishte simpatik, nuk fliste fare, ishte i mirë, po çe do se ishte i shoqëruar me të dashurën gjatë gjithë kohës”, tha Leka.
proc from videovimeo1 on Vimeo.