INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Pa lek mos më hajdeni në dasmë'', kjo është padyshim nusja e vitit

''Pa lek mos më hajdeni në dasmë'', kjo është padyshim nusja e vitit

Publikuar më: 20:26 22-09-2018

Duket se dasmat së fundmi janë kthyer në një ferr për të ftuarit të cilët detyrohen të paguajnë shumë para ose të blejnë dhurata të shtrenjta. Ama shpesh ky është thjesht një detyrim moral që njeriu zgjedh ose jo ta bëjë.

Ama kjo nuse e ka tepruar së tepërmi.Një përdoruese e Reddit postoi një email që mori si e ftuar në një dasmë. Lista vijon si më poshtë:

“Rregullat:

1. Ju lutemi, ejani 15-30 minuta më herët.

2. Ju lutemi, MOS vishni të bardha, krem apo ngjyrë qumështi.

3. Ju lutemi, flokët mbajini lëshuar ose të kapur thjesht bisht.

4. Ju lutemi, mos u lyeni shumë.

5. Mos filmoni asgjë gjatë ceremonisë.

6. Mos u fusni në Facebook deri kur t’ju thonë.

7. Përdorni #[redaktuar] kur të postoni foto nga dasma.

8. MOS FLISNI ME NUSEN NË ASNJË MOMENT.

9. Të gjithë duhet të ngrenë dolli me Rémy-n. S’ka përjashtime.

10. Dhe e fundit, paraqituni me një dhuratë ose zarf me vlerë $75 ose më shumë, në të kundërt s’do t’ju lejojnë të hyni brenda.”

Emaili mbyllet me “nëse keni pyetje, më kontaktoni te numri im.”

Kjo s’është e vetmja nuse që kërkon para ose dhurata të shtrenjta për të qenë në dasmën e saj. Para një muaji, një çift anulloi dasmën sepse të ftuarit nuk ishin të gatshëm të paguanin $1,500 për të qenë të pranishëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838