Sindi është shfaqur shumë e afërt me Atdheun kohët e fundit. Pasi Riniani e refuzoi në puntatën e të martës, Sindi publikoi një video ku shihej me Atdheun në makinë teksa ai i këndonte. “Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më seksi duke kënduar vetëm për mua”, shkruante Sindi.
“Nuk kanë thënë kot kapu për rrënje jo për dege. Sindi Loci më e mira”, ia kthente Atdheu.
Pas kësaj video Elvisi, ish-konkurrenti që deklaroi se ishte vetëm për Sindin në “Për’puthen”, reagoi dhe ripostoi videon e tyre duke shkruar se e ka tërhequr zyrtarisht deklaratën për Sindin dhe duke i kërkuar takim sqaruar Atdheut. “E tërheq zyrtarisht deklaratën time për Sindin. Dua një takim sqarues me Atdheun", shkruante Elvisi. (SHIKO KETU).
“Përgjigjen e gjen tek kënga, nuk e kam zgjedh kot këtë ‘hala jam i përparshmi’. Me gjithë respektin për ty, po janë ca gjëra që nuk më ikin lehtë nga dora", i përgjigjej Atdheu.
Ndërkohë sot, Sindi ka postuar një tjetër story ku tregon pasaportën Kosovare dhe i është drejtuar Elvisit:
“Përpos gjërave t’mençme, që kanë qenë të shumta, e ke thënë një fjalë që m’është ngulit në mendje: Pasaporta e Kosovës është magnet zemrash. Atdhe Xharavina, pranoj propozimin tënd", shkruan ajo.
“Fatkeqësisht e kam unë akoma pashaportën e Atdheut", ia ka kthyer Elvisi.