Angelique Boyer dhe Sebasatian Rulli janë bërë të njohur për publikun shqiptar nga rolet e suksesshme në telenovelat meksikane.
Dashuria e tyre ka lindur gjatë bashkëpuniemve si aktorë dhe ende ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin njësoj si ditën e parë.
Prej më shumë se katër vitesh të lidhur ata kanë treguar se nuk kanë plane për zgjerimin e familjes, megjithatë një foto e publikuar së fundmi nga Sebastian ka ngritur dyshime tek fansat.
Në foton e publikuar në Instagram nga aktori, ai shfaqet pranë Angelique dhe vëmendjen e ka tërhequr bluza e saj.
“Nënë e dragonjve”, shkruhet në bluzën e aktores.
Kaq ka mjaftuar dhe fotoja është shoqëruar me një lumë komentesh.
Fansat tregojnë se kjo është një mënyrë që ata kanë zgjeshur për të zbuluar lajmin e ëmbël të shtatzënisë, megjithatë ata nuk kanë treguar ende asnjë detaj.
Aktorët kanë qenë pjesë e telenovelës së suksesshme “Teresa”, e cila në Shqipëri theu rekorde shikueshmërie.