La Casa de Papel” është seriali më i famshëm i momentit, sezoni i tretë i të cilit nisi vetëm 1 ditë më parë dhe po bën namin nëpër botë. Të gjithë janë fiksuar me historinë e profesorit, i cili me planin e tij perfekt arriti të vjedhë milionat në “Shtëpinë e Letrës” në Spanjë. Për ta ndihmuar në plan, profesori kishte skuadrën e tij speciale.
Seriali është cilësuar si një ndër më të ndjekurit në Netflix dhe ka thyer rekorde shikueshmërie.
Siç dihet çdo personazh në serial mban emrin e një kryeqyteti botëror dhe së fundmi në një intervistë aktorja e njohur Alba Flores e cila quhet Nairobi në serial, është pyetur se cili kryeqytet do donte dhe ajo ka treguar se jo vetëm që e njeh Shqipërinë, por që dhe do të zgjidhte kryeqytetin e vendit tonë Tiranën.
Kujtojmë që ditën e djeshme, edhe aktori serb Darko Peric, që luan rolin e Helsinki-t në po këtë seria në një status falenderonte fansat në gjuhën shqipe.