INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Arbenita sapo na dha një sinjal ndaj zërave për ndarjen nga Fero!

Pa prisni pak! Arbenita sapo na dha një sinjal ndaj zërave për ndarjen nga Fero!

Publikuar më: 18:32 19-09-2020

Javën që lamë pas dyshja Arbenita Fero pushtoi mediat, pasi u aludua se ata mund të jenë ndarë dhe ndarjet e ribashkimet mes tyre kanë qenë të shpeshta.

Shkak për këto thashetheme u bënë sërish rrjetet sociale, konkretisht Instagrami, pasi ata nuk ndiqeshin më dhe që prej pushimeve që kaluan bashkë në gusht, nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.  

Ndërkohë, pas këtyre zërave Fero ka çaktivizuar llogarinë e tij kurse modelja postoi një thënie që linte të kuptohej se ishte e mërzitur dhe po kalonte një periudhë të keqe. (KLIKO)

E teksa të gjithë i përforcuam dyshimet se mes tyre ka ndodhur sërish një krisje, Arbenita i ka dhënë një drejtim tjetër ‘serialit’ ditën e sotme.

Ajo ka postuar një meme në Instastory, në të cilën thuhet:

I dashuri:

Unë: Do më flisje po të dukesha kështu? (fytyrë qesharake)

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të flitet për një ribashkim të mundshëm mes tyre, pasi në të kundërt përse duhet të postojë një vajzë e sapondarë meme që lidhen me të dashurin?

20200919_181845.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020260810852051