INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak, Atdheu dhe Antonela largohen bashkë për në këtë shtet?! Ky DETAJ i nxjerr zbuluar

Pa prisni pak, Atdheu dhe Antonela largohen bashkë për në këtë shtet?! Ky DETAJ i nxjerr zbuluar

Publikuar më: 14:31 12-04-2021

Para disa ditësh, Atdheu u rikthye në “Për’puthen” dhe pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar. Konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe madje kërkoi me ngulm kthimin e Atdheut në program.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

171897722_2813493598912290_9109753380200605702_n-300x609.jpg

 

Duket se vendimi i produksionit është marrë. Atdheu është rikthyer në emision dhe madje ka zhvilluar takimin me Antonelën. Në rrjet kanë qarkulluar foto të dyshes gjatë takimit që ende nuk është transmetuar, shkruan iconstyle.al

Mirëpo, nuk e dimë ç’po ndodh së fundmi, pasi Atdheu dhe Antonela janë “arratisur” së bashku jashtë vendit. Ata kanë publikuar të dy story nga i njëjti vend, në Milano të Italisë dhe s’e kanë pasur aspak problem të dalin hapur e t’i tregojnë të gjithëve ku janë.

Ende nuk dihet nëse vendimi i tyre ka qenë të largohen nga emisioni, apo udhëtimi në Milano ka qenë për qëllime xhirimesh.

tonela.png

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662