Këngëtarja Beatrix Ramosaj është rikthyer në tregun muzikor pas një mungese prej tre vitesh. Ajo solli këngën “Dancing Ëith The Devil”, kompozimin e së cilës e bëri në bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa.
Dyshja realizuan së bashku videoklipin, ku shfaqen në skena të nxehta me njëri-tjetrin.
Mes tyre nuk munguan puthjet, ledhatimet dhe përqafimet. Në një postim në Instagram, Beatrix Ramosaj u shpreh se kënga “do të thote gjithçka për të”.
“Kjo këngë do të thotë gjithçka për mua ? Ndihesha e humbur dhe në atë moment fjalët dhe melodia më dolën si me magji ?✨? Mezi prisja ta ndaja këtë këngë të veçantë me ju. Unë mund ta ndiej zemrën time duke rrahur në kraharorin tim … nuk mund të besoj se kjo po ndodh vërtet!”– shkroi ajo, e cila më pas falenderoi Eugent Bushpepën për bashkëpunimin.
“Ishte privilegj për mua të të kisha pjesë të këtij krijimi që për mua do të thotë shumë ❤️ Pjesëmarrja jote në të do të jetë një nga kujtimet më të bukura për mua,”– përfundoi këngëtarja.
Ndërkohë, teksa shoqja e Ramosaj, modelja Oriola Marashi po uronte atë për produksionin e ri muzikor, ndër të tjerash ajo quan artistët si “Çifti më i mirë”.
Përveç skenave romantike, ishte kjo zgjedhje fjalësh nga Marashi, që i bëri fansat të besojnë se roli i Bushpepës si i dashuri motoçiklist dhe shumë pasionant, është më shumë se rol.