INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Dikur i këndonte, tani Noizy dhe Era Istrefi sjellin super hitin bashkë? Rrjeti po ''çmendet'' [VIDEO]

Pa prisni pak! Dikur i këndonte, tani Noizy dhe Era Istrefi sjellin super hitin bashkë? Rrjeti po ''çmendet'' [VIDEO]

Publikuar më: 13:16 21-06-2019

Ata janë padiskutim dy ndër artistët më të preferuar të publikut shqiptarë. Noizy dhe Era Istrefi dëgjohen kudo ku ka shqiptarë dhe këngët e tyre janë kthyer në hite e kjo shihet fare mirë në platformën YouTube ku kanë gjeneruar me miliona klikime.

Por e imagjinoni se çfarë hiti do ishte nëse Era dhe Noizy do bashkëpunonin bashkë. Në rrjetet sociale ka qarkulluar së fundmi një video ku Era dhe Noizy shihen në një studio muzikore teksa po qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Kaq mjaftuar kjo dhe menjëherë është përhapur lajmi se dyshja po punon për një projekt të ri muzikor, që me siguri do të kthehet në super hit.

Kujtojmë që në këngën e tij “Bora”, Noizy e ka përmendur Erën teksa këndon: Diamanta te dora, sexy si Nora, e bukur si Era, Rita Ora”.

65139527_198032474449370_1365347232697548800_n from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043