Një prej kandidatëve te “Love Story” ka akuzuar se Dea dhe Albioni jane në një lidhje jashtë programit dhe se ka informacione të sigurta. Dea dhe Albioni e mohuan këtë duke u shprehur se ata thjesht qënderojnë bashkë në prapaskenë.
Albion: Fakti që rrijmë në “backstage” bashkë nuk do të thotë se jemi të lidhur, nuk do të thotë asgjë.
Dea: Përsa i përket asaj që është shkruar aty mendoj se ai personi ka marrë frymëzim nga puthja që kam pasur me Albionin në takim, nga fakti që rrijmë bashkë edhe më shumë se me djemtë e tjerë, por ky realisht nuk është faji im. Nëse këto djem duan të flasin me mua, pse nuk vijnë që të flasin me mua?! Bisedo me mua, merr vëmendjen time dhe Albioni të largohet, nëse je kaq i zoti.