INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Elvana Gjata është ndarë nga i fejuari?! Ky DETAJ çudit fansat! [FOTO]

Pa prisni pak! Elvana Gjata është ndarë nga i fejuari?! Ky DETAJ çudit fansat! [FOTO]

Publikuar më: 16:36 14-03-2021

Elvana Gjata është padiskutim një ndër këngëtaret më të preferuara nga publiku shqiptar. Ndonëse nuk është shumë aktive në rrjetet sociale apo edhe në muzikë, fansat e saj e ndjekin vazhdimisht pasi duan të jenë të përditësuar me të rejat e fundit nga jeta e saj private dhe profesionale.

Së fundmi ajo u bë aktive në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. E veshur me një xhaketë të zezë burrash dhe me një kurorë lulesh në kokë, që simbolizojnë pranverën, Elvana zgjodhi 8 Marsin për të bërë një urim të bukur.

“Për të gjitha gratë që më kanë mësuar respekt, ndershmëri dhe përulësi! Për të gjitha gratë që më frymëzuan, ndryshojnë jetën e tyre, krijojnë një ndryshim, flasin për të tjerët! Unë kam shumë ‘SHEroes’. Kush është gruaja më frymëzuese në jetën tënde dhe pse?”, pyeste ajo ndjekësit.

elvi.png

 

Mirëpo, ndërsa pozonte si modele e vërtetë dhe mbante një mandarinë në duar, ra në sy mungesa e unazës së fejesës.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar syrit të fansave, por të themi të drejtën në shumë dalje publike të fundit, këngëtarja nuk e ka patur unazën e fejesës në gisht.

Për më tepër, në ditën e 34-vjetorit, ajo u shfaq zemërthyer dhe e vetmuar me një gotë vere, ndërsa i këndonte ndarjes në këngën më të re “Thirr”.

Gjithsesi, neve na pëlqejnë gjërat zyrtare, por ajo që dimë është se kur bëhet fjalë për detaje të tilla personale, Elvana është shumë e rezervuar.

sfggq.png

 

ed.png

 

daddd.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.004176139831543