Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun. Gjithashtu velina është shumë aktive në Instagram ku publikon foto ku ajo shihet e kuruar deri në detaj duke tërhequr vëmëndjen e të gjithëve.
Para pak javësh, Kejvina u largua nga emisioni pjesë e të cilit ishte dhe këtë largim e njoftoi vetë, Ermal Mamaqi i cili tha se së shpejti Kejvinën, do të keni mundësi ta ndiqni në një prej kanaleve më të fuqishëm italianë.
E duke u nisur nga kjo deklaratë, Ermali e ka ngacmuar pak me shaka në një foto të publikuar së fundmi nga Kejvina.
“I merr, i rrit, të ikin në Itali…”, shkroi me shaka Ermali, batutë të cilën Kejvina e kuptoi dhe ia ktheu në të njejtën mënyrë: “ahahahahahah nuk kam ikur shumë larg”.