Mund të jetë i vogël në moshë, por duhet ta pranojmë që Fero është bërë shumë i famshëm në tregun muzikor shqiptar. Ai është pjesë e labelit të njohur On Records dhe numëron disa hite shumë të pëlqyera nga publiku si “A pe din qysh”, “Gang Gang” me të cilën bëri namin në rrjetet sociale, “Veni i Par”, S’ka konkurrenc” e disa të tjerë që dëgjohen shumë nga publiku.
Nëse e keni vënë re, Fero ka shumë besim te aftësitë e tij dhe shpesh herë thotë që është më i miri, jo vetëm në muzikë, por edhe në fusha të tjera të jetës. Ai bën deklarata gazmore dhe me të vërtetë ka zgjedhur një mënyrë interesante për të qëndruar në vëmendjen e publikut dhe të njejtën gjë ka bërë me një postim të tijin në Instagram.
Ditën e djeshme ka lajmëruar në Instastory se në të vërtetë dikush mund ta zëvendësojë… fëmija e tij.
Fillimisht ai ka postuar një foto të kalendarit dhe shkruan:
“Në 2045 lirohet vendi parë”, – më pas shton: “Besoj se në 2045 djali jem do i ketë bërë 18 vjeç dhe do të më zëvendësojë”.
Fero jo vetëm që pretendon se do të vazhdojë të jetë numri 1, por duke llogaritur faktin që është 21 vjeç, na ka lënë të kuptojmë që në moshën 30-vjeçare e ka planifikuar të bëhet baba dhe vetëm djali i tij mund ta zëvendësojë denjësisht.
Përveç se ka shumë humor, Fero ecën me plane afatgjata.