Në mediat online lidhjet e dashurisë së Flori Mumajesit janë vënë në qendër të vëmendjes. Një herë aludohet për lidhje me Fifin, më pas me Kejsi Tolën e kështu me rradhë. Por gjithçka është sqaruar mbrëmjen e kaluar në emisionin e Luana Vjollcës.
Flori duke qënë në dijeni të lajmeve që janë bërë, ngacmohej me Fifin dhe me Kejsin gjatë emisionit, si për të na bërë dhe më shumë konfuzë.
Fillimisht i pyetur mes tre pjesëtarëve te tre të “Three Dots”, këngëtari u përgjigj se do të martohet ai para tyre. Në lojën më pas me hedhjen e zarit nga Kejsit, kur doli imazhi i Florit, ajo u përgjigj se ky i fundit i meritonte pikët.
Por nga ana tjetër e pyetur nëse është në një lidhje, Tola tha se ishte beqare, pavarësisht se përgjigjen e shoqëroi me të qeshur. Ndërsa në pjesën e lojës për të zgjedhur personin që do të martohej ajo eliminoi Florin, për të zgjedhur Klajdi Musabelliun para Luis Ejllit.
Dhe menjëherë, Flori reagoi: “E kemi në xhep, si me thënë”, u shpreh ai për veten.