Historitë e dashurisë të trajtuara në ekran kanë bërë gjithmonë bujë dhe kanë zgjuar vazhdimisht një interes goxha të madh në publik.
Kështu ndodhi edhe në Shqipëri me rastin e “Përputhen” ku të rinjtë shkuan për t’u njohur dhe për tu dashuruar të ndjekur nga kamerat, por një pjesë e mirë e tyre dolën prej aty me skandale dhe mjaft zhurmë.
Nuk kanë munguar as rastet kur konkurrentët janë kapur “mat” nga rrjeti se kanë fshehur lidhjen me njëri-tjetrin, shkruan Albeu.com.
Një prej këtyre rasteve është edhe Andi me Melisën, apo Ana Lleshi me Atdheun…. Së fundmi e njëjta Anë, por me Arsimin.
Por si u zbuluan këto lidhje?
Shkaktari është një divan, i njëjtë që “pozon” në Instagramin e gjithë këtyre konkurrentëve. Madje edhe dritarja që ndodhet pas këtij divani është e njëtja në të gjitha fotot.
Erlindi është konkurrenti i fundit që ka lënë “Përputhen” pas një përplasje me Arjan Konomin dhe ka ndjekur traditën e ish-konkurrentëve të tjerë, duke u sqaruar në Instagram, në të njëjtin divan gri me dizenjo të zezë.
Ku dhe e kujt është kjo shtëpi që mblidhen të larguarit nga “Përputhen”? Apo mos vallë këto konkurrentë e kanë bërë me fjalë dhe kanë blerë të njëtin divan?