INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Kunatë me Bella dhe Gigi, pas ndarjes, Dua Lipa lidhet me vëllain e motrave Hadid?! [FOTO]

Pa prisni pak! Kunatë me Bella dhe Gigi, pas ndarjes, Dua Lipa lidhet me vëllain e motrave Hadid?! [FOTO]

Publikuar më: 08:41 19-06-2019

Tashmë lajmi që Dua Lipa dhe Isaac Carew janë ndarë ka marrë dhenë, mirëpo të dy protagonistët s’kanë reaguar asnjëherë direkt lidhur me këtë lajm. Por tashmë një tjetër thashethem po qarkullon dhe se dimë çfarë të mendojmë.

Burime për “prive.al” kanë bërë të ditur se këngëtarja shqiptare me famë botërore është në fillimet e një romance me vëllanë e modeleve Gigi dhe Bella: Anwar Hadid.

Sipas po të njëjtave burime, njohja mes këngëtares dhe modelit ka nisur që në kohën kur ajo ishte ende në një lidhje me Isaac Carew, të dashurin e shumë viteve me të cilin Dua u nda vetëm pak javë më parë. “Dua është takuar me Hadid edhe gjatë muajve të fundit të lidhjes me Isaac. Tanimë kur kapitulli me Isaac ka përfunduar në mënyrë definitive, dyshja po frekuentohen çdo herë e më shumë me njëri – tjetrin. Romanca është në fillimet e saj, drejt konsolidimit.”-ka thënë burimi.

care.jpg

 

Madje ata ndiqen në Instagram, por nuk është se kemi parë ndonjë lëvizje të dyshimtë.

Article Logic
Execution time: 0.0026938915252686