Një story e postuar nga ish-konkurentja e “Përputhen” Shqipe Hysenaj ka ngjallur pikëpyetje mes fansave.
Në të, Hysenaj shfaqet me gazetaren e programit në ambientet e Top Channel duke ngjallur pikëpyetje se mos ka ndonjë të re në këtë drejtim.
Në intervista televizive pasi përmbylli aventurën në këtë reality-shou, Shqipja e ka deklaruar në vazhdimësi që është kapitull i kaluar por pa dilemën më të vogël, ndonjë rikthim në formë tjetër mund të ishte një e papritur e madhe.
Mbetet të shihet nëse Hysenaj është e ftuar në këtë program apo në ndonjë tjetër brenda Top-it.
Deri të kuptohet arsyeja e këtij takimi kurreshtja sigurisht se është e madhe…