Aa sa bukur duken bashkë!
Ledri Vula është një nga reperat më të mirë shqiptarë dhe shumë i pëlqyer nga publiku. Këngët e tij janë kthyer të gjitha në hite dhe i dëgjojmë në të gjitha ambientet. Është fakt që Ledri është në një lidhje dhe këtë e ka zbuluar menaxheri i tij Faton Shoshi dhe para pak ditësh u publikuan disa foto të tij me një femër për të cilën u aludua se është e dashura. Mirëpo ndërkohë që të gjithë po flisnin për ato foto, Ledri dhe Lyrical Son publikuan këngën “Princess Diana”, një këngë që është me të vërtetë e bukur dhe do na shoqërojë gjatë gjithë verës.
Por një foto e tij që publikoi në instastory po na bën të mendohemi shumë. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku shihet në një darkë me këngëtaren e njohur shqiptare Diona Fona. Ledri e ka etiketuar atë në foto dhe ka vendosur emojin e një princeshe, si për ta krahasuar me “Princess Diana”. Çfarë marrëdhënie kanë Ledri dhe Diona?