Ditën e djeshme lajmi i arrestimit të Loredana Zefit nën akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes së parave, ka bërë xhiron e rrjetit. Ishte media prestigjoze “20 minutes”, e cila publikoi historinë e një çifti zviceran i cili ishte mashtruar nga Loredana dhe vëllai i saj.
Por pas këtij lajmi, doli dhe një histori tjetër se si këngëtarja ka vjedhur edhe ish-shoqen e saj të ngushtë. Denoncimi është bërë po në median zvicerane “20 Minuten”, e cila e ka denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin Loredanën dhe vëllain e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017.
Fotografja Dorentina V. * nga Gjermania denoncoi se në gusht të vitit 2017 se Loredana Zefi dhe vëllai i saj Qendrimi e kanë mashtruar.
“Askush nuk e njeh Loredanën e vërtetë”.-tregon ajo. Loredana mori detajet e kartës së kreditit ndërsa ajo flinte në natën e 2 korrikut 2017 në apartamentin vëllait të saj në Kosovë. Më pas, vëllai i Loredanës, të cilin Dorentina nuk e ka takuar kurrë, bëri disa pagesa.
Dorentina u njoh me Loredanën në fillim të vitit 2017, kur ajo e rezervoi si modele për një videklip të këngëtarit kosovar, Ylli Limani.
Në muajt në vijim, Dorentina u bë fotografja personale e Loredanës. “Ajo ishte e këndshme dhe e përzemërt. U bëmë mikesha,” kujton Dorentina. Në qershor, Loredana i sugjeroi Dorentinës që të marrë përsipër një xhirim për Adidas-in në Kosovë, sipas prive.al. “Loredana më mori 300 euro borxh dhe më premtoi se do të paguante biletën e avionit”, kujton Dorentina. Asnjë premtim nuk u mbajt. Pas një dite të ngarkuar me xhirime, ata shkuan pr të fjetur tek banesa e një vëllai të Loredanës. “Unë shkova për të fjetur, Loredana më ndoqi nga pas. Aty duhet të ketë goditur,” thotë Dorentina e sigurt.
Pasi u kthye në Gjermani, Dorentina nuk mund të blinte asgjë me kartat e kreditit. “Kompania e kartës së kreditit më tha se ishte prenotuar një fluturim me kartën time si dhe ishin bërë blerje në internet. E bllokova kartën”. Në këtë kohë ajo nuk e kishtë në shënjestër Loredanën. Vetëm kur mori dokumentet nga kompania e kartës së kreditit, që tregonte vendbanimin e Qëndrimit dhe një foto të tij, ajo e kuptoi hilen.
Kur Dorentina u përball me Loredanën, ajo fajësoi linjën ajrore. Dorentina thotë se trembej shumë nga njerëzit që e rrethonin Loredanën. Megjithatë një javë më vonë ajo vendosi ta ndjekë Loredanën deri në apartamentin e Mozzik në Kosovë. Ajo donte që Loredana t’i kthente rrobat që i kishte marrë pas xhirimit. Loredana i solli disa rroba, por jo të gjitha.
“Teksa po dilja tek dera e parme, Loredana kishte një armë në xhep. U terrorizova dhe bërtita,”thotë Dorentina. Loredana i tha se ajo duhej të bëhej dikushi. Vetëm pastaj mund të punonte me të.