Gazeta zvicerane “Blick” ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes futbollistit Edon Zhegrova dhe këngëtares Loredana. Gazeta i ka kushtuar një shkrim një fotografie të dyshes, të publikuar së fundmi nga këngëtarja në rrjetet sociale.
“Çfarë po ndodh këtu? Loredana pozon me ish- lojtarin e Baselit”, ka qenë titulli i artikullit të “Blick”, i cili vazhdon me fjalët
“Në fundjavë, reperja Loredana u shfaq krah për krah me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrova në storyn e saj në Instagram, duke ndezur kështu thashethemet”-ka shkruar “Blick”
Gushtin e kaluar, reperja Loredana ndau me fansat e saj në Instagram se ajo dhe Mozzik po shkonin sërish në rrugë të ndara, shkruan iconstyle.
“Ne jemi vetëm dy njerëz kokëfortë që nuk mundemi as me, e as pa njëri-tjetrin”, ka shkruar muzikanti.
Ndarja nuk ka ndryshuar asgjë në situatën familjare: Loredana thekson vazhdimisht se ajo dhe Mozzik kanë ende një marrëdhënie shumë të mirë, kjo edhe për hir të vajzës së tyre Hanës.
Pak muaj më parë këngëtarja tha se aktualisht nuk është në kërkim të një mashkulli të ri.
“Jam shumë e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante – por e shijoj jetën time”, tha Loredana.
Por ajo shton: “Unë besoj në dashurinë e vërtetë dhe jam shumë e interesuar për ta gjetur përsëri!”
Lind pyetja, a është sërish e dashuruar Loredana?
Fotografia e postuar gjatë fundjavës i ka ndezur dhe njëherë thashethemet. Marrëdhënia mes tyre nuk është(ende) e qartë.