INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Lori erdhi në Tiranë dhe sapo na tregoi se vazhdon me Visin? Kjo FOTO na e vërteton se nuk është 'single'!

Pa prisni pak! Lori erdhi në Tiranë dhe sapo na tregoi se vazhdon me Visin? Kjo FOTO na e vërteton se nuk është 'single'!

Publikuar më: 20:41 30-01-2019

Prej më shumë se dy javë përflitet se Lori Hoxha i ka dhënë fund lidhjes 6 vjeçare me bukuroshin Vis Bajraktari. Edhe pse asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar këtë lajm, fakti që nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe postimet me “kunja” kanë bërë që të shpërthejnë thashethemet.

Ditën e djeshme Lori ishte në Tiranë dhe me anë të një postimi na ka vërtetuar se nuk është single dhe si duket edhe këtë vit nuk do jetë vetëm për Shën Valentin. Në postimin, i cili është i sponsorizuar, Lori na e tregon se do festojë në datën 14 shkurt dhe pse nuk na e shuajti kureshtjen se me kë.

Ajo dhe Visi vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por si duket edhe fansat mendojnë se Lori ka dashur të tregojë se mund të jenë pajtuar.

"Ai momenti kur Lori do të na tregojë se nuk ka probleme me Visin", shkruan një ndjekëse e blogeres. Tani nuk dimë ç'të themi por si duket Lori nuk qenka single!

lor11.png

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496