Vetëm disa ditë pas martesës së Sara Hoxhës me Ledion Liçon vëmendja është kthyer nga Lori. Një foto ka ngritur dyshimet tek të gjithë ndjekësit e Lori Hoxhës. Së fundmi Lori ka postuar një foto në instastory ku vihet në fokus unaza e madhe në dorën e majtë.
Prej vitesh blogerja është në marrëdhënie me Ervis Bajraktarin por mesa duket, te fansat është krijuar përshtypja se çifti i njohur ka vendosur të fejohet. Por pavarësisht dyshimeve të ngritura nga ana e Lorit nuk ka pasur asnjë reagim që të na e pohojë fejesën. Ose është thjesht një aksesor që asaj i ka pëlqyer shumë.