Pasi bashkëpunoi me Madonna për këngën “Medellin”, Maluma po përgatitet për të pasur në krah një tjetër yll të muzikës, Jennifer Lopez, por jo në skenën muzikore.
Ylli latin i popit do të jetë protagonist i “Marry me”, përkrah JLo, duke pasur kështu dhe debutimin në kinema e Hollywood. Këngëtari 25-vjeçar do të interpretojë të fejuarin e Lopez.
“Marry Me” përqendrohet te një superyll i popit (Lopez), e cila, pak para se të martohet me të fejuarin rok (Maluma) në skenën e “Madison Square Garden”, zbulon se e tradhtonte me asistenten e saj. Tërbohet dhe zgjedh rastësisht mes turmës një mësues matematike (Owen Wilson) të martohet në vend të tij.