Balerini i njohur profesionist Graciano Tagani prej 7 vitesh ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.
Së fundmi të gjithë u habitën teksa Graciano rrëfeu dhe me detaje se është larguar nga trupa e Albi Nakos në një mënyrë krejt të çuditshme. Por ajo çka urren ai te Albi është mosmirënjohja, duke e quajtur këtë të fundit të tillë.
Por e dinit se një ndër arsyet pse koreografi e ka hequr nga trupa është Luana Vjollca?
Si duket emisioni i Luanës edhe këtë here ka bërë që dy personazhe të prishin marrëdhëniet. Si duket një deklaratë e Gracianos në ‘Shiko kush luan’ është bërë ‘molla e sherrit’ dhe këtë e thotë vetë Graciano, teksa i ka kthyer përgjigje një prej ndjekësve të tij në Instagram. Siç e shihni edhe në foton më poshtë:
Epo tani s'kemi ç'themi tjetër veçse i urojmë çunave të rregullojnë marrëdhëniet dhe të bashkëpunojnë sërish!/intv.al/