INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Mos ndoshta edhe Lori Hoxha sapo pranoi që e ka kaluar Covid-19? [FOTO]

Pa prisni pak! Mos ndoshta edhe Lori Hoxha sapo pranoi që e ka kaluar Covid-19? [FOTO]

Publikuar më: 17:29 16-08-2020

Pak ditë më parë, Sara Hoxha rrëfeu publikisht me anë të një postimi postimi në ‘Instastory’ se e kishte kaluar virusin ‘Covid 19’. Ajo shtoi se pasojat që të lë periudha e izolimit si ankthi apo pasiguria janë të vështira për t’u kaluar për disa kohë.
Këto detaje i kanë konfirmuar tashmë edhe personazhe ndërkombëtarë që kanë ndarë eksperiencat e tyre se si e kanë kaluar virusin dhe ndjesitë që ai i ka shkaktuar gjatë vetizolimit.
Ndërsa pak minuta më parë ka qenë Lori ajo e cila ka ndarë një moment me ndjekësit, i cili me siguri ka ngjallur dyshimet nëse Hoxha e ka kaluar virusin njëjtë si motra e saj.
“Pjesa më e mirë e imunitetit është të mos frikësohesh nga aeroportet apo hapësirat publike”, ka shkruar Lori krah fotos ku shfaqet me maskë duke treguar kujdesin e nevojshëm. Imuniteti ndaj virusit krijohet kur fillimisht je infektuar e më pas je shëruar e fiton antitrupa, ndaj ky pohim i Lorit tregon se edhe ajo tashmë e ka kaluar frikën e infektimit, megjithatë kujdesi akoma është prioritet.
Ajo ka folur gjatë për luftën me ankthin dhe ataket e panikut e me siguri pas një situate të tille, trashëgimtarja e ‘Top Channel’ do të ishte edhe më e fortë jo vetëm fizikisht, por dhe psikologjikisht.
4273BD31-0FE4-4DB2-BD36-153D089C180D-216x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034258365631104