Tea dhe Bearti u bënë çifti më i përfolur pak javë më parë dhe kjo për faktin se e kishin mbajtur të fshehtë lidhjen.
Tea doli nga emisioni e përputhur me Andin, por një javë më pas rezultoi se gjithçka ishte një lojë dhe se në të vërtetë ajo ishte në një lidhje prej disa muajsh me Beartin.
E gjithë kjo histori është përfolur, gjykuar e komentuar pafund, ndërsa Tea fillimisht akuzoi produksionin se dinte gjithçka, por e lejoi një situatë të tillë.
Por çfarë mendon Fationi, një prej konkurrentët e “Përputhen” që ka folur gjithmonë për prapaskena tek kandidatët.
“Shifini vetë, presim lajme 9 mujorshe tani”, shkruan Fationi në përgjigje të pyetjes që i bëhet.
Mos ndoshta Fationi di diçka më shumë se ne dhe ku i dihet dyshja mos janë në një pritje të ëmbël?