Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të njohura, por jo vetëm pasi ajo tashmë është edhe një këngëtare e konfirmuar. Me rastin e Pavarësisë së Kosovës, Luana ishte në një koncert në Zvicër sëbashku me djemtë e ThreeDots. E kur ata bëhen bashkë, nuk ka asgjë tjetër përveç se momenteve të bukura.
Mirëpo siç edhe ju mund ta keni vënë re veshjen e veçantë të moderatores, një fustan tutu, pra me tyl, është i ngjashëm me fustanet që Elvana Gjata vishte në koncertet e verës 2018, por jo vetëm nga ajo.
Së fundmi edhe Zaimina Vasjari e zgjodhi këtë lloj veshje me rastin e 1-vjetorit të vajzës së saj Khloe. Tutu-ja është bërë shumë e famshme në mesin e vajzave të skenës, por një postim i fundit nga Zaimina mund të kuptohet edhe si një ‘kunjë’ ndaj Luanës, për të treguar se ajo e ka veshur para moderatores. Nuk dime nëse është kjo arsyeja por dimë të themi se edhe pse shihen thuajse me të njëjtën veshje por ngjyra të ndryshme, të dyja vajzat duken njëra më seksi se tjetra./intv.al/