Luana Vjollca duket se ka rezervuar surprizën më të bukur për festat e fundvitit për të gjithë ndjekësit e saj. Moderatorja shumë e dashur për publikun ka ndarë së fundmi një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku shfaqet me kurriz e veshur me një pelerinë të kuqe dhe çizme të kuqe.
“Ghetto Santa”, shkruhet në veshjen e Vjollcës, e cila është kujdesur që këtë fotografi ta shkrepë në një ambient festiv me pemët e vitit të ri. “Çfarë dhurate doni t’iu sjell për vit të ri? Së shpejti”, ka shkruar Luana në postin më të fundit në ‘Instagram’, i cili ka ngjallur menjëherë dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm me kunatin e saj, reperin, Getoar Selimi.
Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta e kësaj dhurate, por me siguri këtë do ta zbulojë vetë Luana në javët në vazhdim, ndërsa fansave u duhet vetëm të presin.