Lidhja e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit është përfolur gjerësisht në media, që në fillimet e saj e madje dhe sot ku aludohet se çifti është ndarë, interesi vazhdon të jetë i madh.
Ata nuk kanë reaguar asnjëherë publikisht lidhur me këtë lajme, por pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe Visi fshiu një foto që kishte me Lorin, dyshimet u shtuan më shumë. Ndoshta ata kanë vendosur ta mbajnë sa më hermetike lidhjen e tyre dhe dyshimet tona kanë të bëjnë me fotot e fundit në Instagram.
Lori na ka treguar së fundmi që ndodhet me pushime në Dubai, por vetëm nëpërmjet “feed-it” të Instagramit sepse në Story publikoi foto ku shoqërohej nga Sara.
Ajo ka postuar edhe foto nga restorani i Nusret dhe interesantja është fakti që Visi para pak ditësh ka publikuar foto nga Dubai, por në asnjë moment nuk e ka treguar se nga kush shoqërohej.
Pra, mos vallë Visi dhe Lori kanë postuar foto në ditë të ndryshme që të mos bien në sy sikur vazhdojnë lidhjen e tyre?