Një video e Oltës është duke u bërë virale në rrjet, e kjo jo për shkak të ‘look-ut’ të saj por të barkut paksa të rrumbullakosur.
Kaq ka mjaftuar që në mediat sociale të përflitet se ajo është në pritje të ëmbël. Mbrëmjen e së hënës, aktorja e njohur ndodhej në Tuz të Malit të Zi, për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe në një video të saj të gjithë sytë ishin te barku i cili këtë herë dukej paksa më ndryshe me rrobat e ngushta.
Olta Gixhari është nënë e një djali me emrin Amar. Aktorja disa herë ka shprehur publikisht dëshirën të ketë një fëmijë të dytë.