INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak, pas 17 vitesh “PORTOKALLI” transferohet në një tjetër televizion?!

Pa prisni pak, pas 17 vitesh “PORTOKALLI” transferohet në një tjetër televizion?!

Publikuar më: 14:29 21-05-2020

Ditën e sotme po qarkullon lajmi se emisioni i humorit “Portokalli” do të zhvendoset në tjetër televizion. Pas 17 vitesh në “Top Channel”, thuhet se emisioni do të transmetohet në “Abc News”. Lajmin e ka bërë fillimisht të ditur “Juda.al”, ku thuhet se tashmë programi mund të mbajë emrin “Mandarina”. Sipas kwtij portali, regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha, është parë gjatë ditës së djeshme në studiot e “Abc News”. Të njëjtat burime treguan se tashmë kontrata është firmosur. 

Por në një reagim të fundit për “Panorama” regjisori Altin Basha ka thënë se nuk është e vërtetë që Portokallia do të largohet nga Top Channel.

I pyetur nëse ka pasur negiociata me televizione të tjera për të larguar emisionin “Portokalli” nga Top Channel, regjisori ka thënë se nuk është e vërtetë.

“Jo, fare! Unë jam marrë me Teatrin këto ditë dhe kam dal në disa media. Për çështjen e Teatrit më thërrasin për intervista dhe për prononcime. Më kanë parë që kam parkuar makinën në ABCNews, jam futur dhe kam takuar drejtorin e informacionit.”- shprehet Basha.

Edhe sa i përket ndryshimit të emrit nga Portokalli në “Mandarina” ai ka thënë se nuk është e vërtetë.

“Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në ABCNews për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me ABCNews për shkak të thashethemeve që janë përhapur. Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal. Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta, njëherë kontaktohet njëri, njëherë tjetër një aktor tjetër. Madje ne tallemi shpesh herë me këtë gjë. Kjo është e vërteta. Portokallia vazhdon. Ne jemi në punë, jemi në skenë po bëjmë shfaqje.”–thotë ai.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749