INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana është fejuar?! Ky DETAJ po “çmend” fansat [FOTO]

Pa prisni pak! Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana është fejuar?! Ky DETAJ po “çmend” fansat [FOTO]

Publikuar më: 12:35 23-08-2020

Pas ndarjes nga Mozzik duket se Loredana ka gjetur dashurinë e vërtetë. Ajo është përfolur për një kohë të gjatë për një lidhje me reperin gjerman KMN Zunën, me të cilin kalon shumicën e kohës. Ata nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht që janë në një marrëdhënie, por provat flasin të kundërtën, madja fansat po mendojnë se mund të jenë fejuar.

Loredana ka publikuar ditën e sotme një video në Instastory, ku bie në sy një unazë në gishtin e fejesës dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ajo mund të jetë fejuar.

Unaza duket tipike fejese, me një gur të bardhë dhe nuk ia kemi parë më herët reperes, madje në foton e fundit nuk mban asnjë aksesor në dorën e majtë.

20200822_203012.jpg

 

Loredana e ka mbushur instastory-n plot e përplot me video në të cilat tregon dorën që të duket unaza. Fansat mendojnë se është fejesë, mirëpo dihet se artistët duan të luajnë pak me imazhin e tyre dhe të kuriozojnë njerëzit ndaj gjithçka është e mundur, mund të jetë dhe një lojë nga ana e Lorit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162