Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë jo vetëm miq shumë të mirë të cilët e konsiderojnë njëri-tjetrin vëlla e motër, por edhe bashkëpunëtorë të suksesshëm.
Së fundmi ata kanë realizuar filmin “2 Gisht Mjaltë”, i cili ka korrur goxha sukses dhe këtë e pranoi vetë Ermali pasi u shpreh se në vetëm një muaj janë shitur mbi 250 000 bileta që me një llogari të thjeshtë e kalojnë shifrën e 1 milionë euro-ve.
Por pas kësaj deklarate për median e huaj “CINEUROPA” gjatë qëndrimit në Kanë, Ermali deklaroi gjithashtu se Elvana po mendon të heqë dorë nga muzika dhe t'i përkushtohet aktrimit.
'Ylli tjetër i filmit është Elvana Gjata. Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme në Shqipëri, gjithashtu është edhe aktore. Besoj se suksesi ka ardhur edhe për shkak se ajo luan në film. Është hera e parë që ajo aktron në një film të madh dhe është duke menduar të heqë dorë nga muzika dhe t'i përkushtohet aktrimit', tregoi Ermali.