Prej më shumë se dy javësh, Rina Balaj është larguar nga rrjetet sociale dhe për planet e saj nuk dihet asgjë.
Rina e përdorte Instagram-in si një urë lidhëse me fansat, por tani profili ka marrë emrin e kompanisë që e menaxhoi për një kohë të gjatë “On Records”.
Menaxheri i saj njoftoi se Rina ka shkëputur kontratën me kompaninë dhe karriera e Rinës mbeti në pikëpyetje.
Megjithatë duket se reperja ka plane për t’u kthyer fuqishëm.
Këngëtarja, Adelina Ismaili ka publikuar në Instastory një foto të Rinës dhe tregon se ajo po na mban një sekret.
“Mmm-mm diçka po vjen, diçka po vjen. Vogëlushja ime ka një sekret”, shkruan Adelina mbi foton e Rinës.
Vajzat bashkëpunuan në këngën “Qikat”, por ku i dihet mund të kemi një bashkëpunim të dytë nga Rina dhe Adelina.