Ajo është gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe nuk ka as kompleksin më të vogël të thotë të vërtetën edhe nëse bëhet fjalë për çështje delikate. Roza Lati është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto të ndryshme e provokuese për ndjekësit e saj. Por shpesh herë është komentuar edhe për jetën personale, mirëpo në një intervistë sëfundmi tek “Rudina” kur u pyet për lidhjen e dashurisë dhe pushimet, la të kuptohej se ishte ndarë dhe tashmë ishte vetëm.
Por vetëm pak orë më parë Roza ka ndërruar foton e profilit në Instagram dhe ka vendosur atë të të dashurit, i cili sipas iconstyle ai quhet Arbër Tresku. Nuk e dimë pse e ka vendosur, por ky veprim tregon shumë.