Xhensila Myrtezaj është një ndër femrat më të bukura në shoëbizzin shqiptare dhe gjithmonë është pëlqyer për bukurinë e saj natyrale. Shumë herë mund të jetë komentuar, por këngëtarja gjithmonë ka mohuar të ketë bërë ndonjë ndërhyrje në pamjen e saj.
Por foto e fundit duket se nuk i kanë bindur fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të ashpra. Ata e kanë akuzuar Xhensilën se ka bërë ndërhyrje tek buzët dhe pjesë të tjera të fytyrës. Në disa komente ata kanë evidentuar ndryshimet në fytyrën e këngëtares, duke u shprehur se edhe bukuroshja i është nënshtruar ndërhyrjeve.
Vetë këngëtarja ka vendosur të heshtë ndaj këtyre komenteve, duke mos bërë asnjë reagim, por neve të themi të drejtën na duket shumë shumë simpatike.