Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, çifti shumë i dashur nga publiku, kanë zgjedhur Stambollin për pushimet e tyre dimërore. Këngëtarja dhe aktori kanë ndare me publikun disaa pamje nga vendi ku po qëndrojnë. Dyshja kanë zgjedhur një lokal të mbushur me arushë, gjersa kanë pozuar krah njeri tjetrit.
Përveç dashurisë së madhe për njëri-tjetrit, fansat kanë nisur dyshimet se këngëtarja e njohur mund të jetë sërish shtatzënë. Dyshimet kanë ardhur pasi në njërën prej fotove Xhensila ka mbuluar barkun me kapele, ndërsa në një tjetër barku duket më i rrumbullakosur.
Nisur nga këto, fansat e kanë pyetur në Instagram nëse është sërish shtatzënë, por ajo nuk ka reaguar ende lidhur me këto aludime.
Ndoshta mund të jetë poza e duhur, ose këndi përfekt, kështu që jemi në pritje të fotove të tjera ose të reagimit të këngëtares.