INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prit pak! Mediat turke akuzojnë Dua Lipën se kënga e saj e fundit është e vjedhur nga këngëtarja e njohur [VIDEO]

Pa prit pak! Mediat turke akuzojnë Dua Lipën se kënga e saj e fundit është e vjedhur nga këngëtarja e njohur [VIDEO]

Publikuar më: 10:01 22-10-2018

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit “Kiss and Make Up” në bashkëpunim me grupin e famshëm “BLACKPINK". Në Youtube është hedhur vetëm audio, por ka shënuar rekord klikimesh në pak orë, pra suksesi i kësaj kënge është i padiskutuar. 

Reagimet kanë qenë të shumta për këtë këngë, por reagimi më pikant ka ardhur nga mediat turke ku shkruajnë se kjo këngë është e vjedhur. “Oneido.com” shkruan se Dua Lipa këtë këngë e ka vjedhur nga këngëtarja e njohur Aleyna. Reagime ka pasur edhe në rrjetin Twitter, ku komentuesit shkruajnë se “Kiss and Make Up” nga Dua Lipa dhe grupi korean “BLACKPINK" kopjoi këngën “Sen Olsan Bari” nga Aleyna Tilki.

Më poshtë mund t’i dëgjoni të dyja këngët dhe gjykimin bëjeni vetë!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158