Elvana Gjata ka qenë epiqendra e lajmeve rozë këto ditë...
Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila kohët e fundit ka vendosur që karrierën e saj muzikore ta vazhdojë në SHBA, si një mënyrë për tu promovuar në tregun botëror.
Mirëpo në ditëlindjen e saj, para disa ditësh, Elvana mbajti një koncert në Tiranë, ku ishin rreth 100 të ftuar specialë. Gjithashtu, në Top Channel është shfaqur një dokumentar kushtuar jetës personale dhe profesionale të Elvanës ku u zbuluan shumë detaje personale.
Megjithatë, këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka hedhur dyshime mbi koncertin e Elvana Gjatës duke supozuar se nuk ka kënduar live. Teksa po e ndiqte nga shtëpia dokumentarin, Ledina ka publikuar një foto në “Instastory” ku shkruan “Pse playback o yllo”, dhe vendos një ikonë duke qeshur me lot shoqëruar me foton e koncertit të Elvanës.
Por në kundërpërgjigje të këtij pretendimi, ka ardhur një reagim nga këngëtarja dhe mikesha e Elvanës, Besa Kokëdhima. Në një seri statusesh në gjuhën angleze në Insta Story, Besa ka theksuar se koncerti i Gjatës ishte live dhe Elvana kishte kënduar në perfeksion, ndaj të tjerët e kishin të vështirë ta besonin.
Por një reagim i fundit i Rozana Radit në gjtihashtu në Insta Story, duket se i dedikohet pikërisht Besës dhe faktit që të gjitha postimet e saj të fundit kanë qenë në gjuhën angleze.
“Janë bërë të gjithë anglezë! Tani po lexoja një postim të një këngëtareje në Story por ishte anglisht. Nuk e kuptova plotësisht se kishte disa fjalë që nuk i dija dhe duhet të shkoja t’i përktheja në Google. Epo kur u bëtë të gjtihë amerikanë ju që s’dini të lidhni dy fjalë shqip, një Zot e di!”-është shprehur Rozana por pa treguar se kujt i dedikohet ky status.
Edhe ju të njëjtin mendim keni?