Mund të themi me plot gojën që Elvana e dogji plotësisht kamerën në foton e fundit.
Pavarësisht se nuk ka zbuluar pothuajse fare lëkurë, këngëtarja e njohur është shfaqur shumë intriguese për imagjinatën duke u bërë ndoshta më seksi se kurrë. Duke filluar që nga poza e saj sensuale, ku vë në pah jo vetëm linjat që nuk kanë të sharë, por edhe të pasmet që fare mirë mund të rivalizojnë ato të familjes Kardashian. Por jo vetëm kaq, pasi nëse e vini re me kujdes, bukuroshja e talentuar nuk ka veshur reçipeta, me veshjen e hollë qe e ka shfaqur shumë më “delikate” se sa duket në një pamje të parë kalimthi. Ja pra, shembulli më i qartë që për të qenë shumë tërheqëse nuk është nevoja që domosdoshmërisht të zhvishesh.