Trejsi Sejdini është bukuroshja nga Elbasani e cila u bë e njohur fillimisht nëpërmjet një videoje të shpërndarë ku dukej duke u zënë me disa djem. Ajo më pas ra në sy me pamjen e saj super seksi dhe mori pjesë në konkurse të ndryshme bukurie. Trejsi është rikthyer sërish në vëmendjen e portaleve, madje e kemi parë disa herë të ftuar në emisione të ndryshme dhe së fundmi modelja ka bërë të ditur se këtë vit është pjesë e “Miss Universe Albania”.
Ajo ka realizuar një set fotografik me bikini në pyll për spektaklin e bukurisë dhe një prezantim të shkurtër ku shprehet se është shumë e lumtur.
“Jam shumë e lumtur që jam pjesëmarrëse në këtë kompeticion dhe në këtë set fotografik. Pavarësisht se kishim një mjedis paksa të vështirë sot unë jam shumë e lumtur që realizuam këtë set fotografik dhe jam shumë e lumtur për suksesin që do dalë”, është shprehur Trejsi.