INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa Tahirin në burg s’ka hapje negociata, shpërthen PD

Pa Tahirin në burg s’ka hapje negociata, shpërthen PD

Publikuar më: 10:47 03-05-2018

Demokratët nuk priten gjatë por komentuan në foltoren e kuvendit dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri. kreu i grupit kuvendor demokrat Edmond Spaho tha se largimi i Tahirit erdhi pas presionit ndërkombëtar, por kjo tha ai nuk e zgjidh problemin. Hapja e negociatave me BE sipas Spahos kërkon futjen në burg të ish Ministrit të Brendshëm.
Edmons Spaho:
“Janë të dy të lidhur, por sot ai është në pozicionin si kryetrafikant dhe simbol i Edi Ramës për shkak të prokurorisë së Katanjas, i kapur me presh në duar. Nuk ka mundësi të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm me Saimir Tahirin, është Tahiri dhe Edi Rama.
Del sot e thotë e lë mandatin, po mirë para një jave nuk erdhi këtu për të mbrojtur mandatin. Çfarë ndryshoi apo shkoi zotëria në Berlin dhe i thanë o do shkojë në burg Saimir Tahiri ose nuk ka negociata. Bëjnë sikur po heqin mandatin. I bëri presion para dy javësh, pavarësisht lojrave, sot prapë i bëri presion, unë po bëj sikur po heq mandatin. I bëri presion dhe me ministrin e Brendshëm tha je kontrabandisiti më i madh.
Jeni të interesuar të mbroni Edi Ramën sepse po të ishte për Tahirin do të ishte bërë kurban me kohë. Por ai pati zotësinë dhe mblodhi ca dosje, ndaj jeni bërë rresht këtu dhe mbroni Tahirin sepse mbroni pushtetin tuaj. Pa hyrë në burg Saimir Tahiri nuk ka për të pasur hapje negociata me BE”.

Article Logic
Execution time: 0.0032608509063721