Prej disa kohësh kanë dalë fjalë për një lidhje dashuria mes Ana Likës dhe futbollistit shqiptar Amir Rrahmani. Ai është 26 vjeç dhe luan me ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Napolin e Italisë.
Teksa ishte e ftuar në “Why Not” para disa muajsh, ajo e pranoi indirekt lidhjen sepse u shpreh “besoj se kam thyer shumë zemra çunash dhe gocash”.
Ndonëse jo hapur, aktorja Ana Lika dhe futbollisti Amir Rrahmani pranuan që ishin në një lidhje, pasi shfaqeshin në foto në të njëjtin vend dhe me të njëjtën bluzë. Por mesa duket, gjërt mes çiftit nuk po shkojnë mirë dhe mund ti kenë dhënë edhe fund lidhjes.
Dyshimet për këtë fakt vijnë për arsye se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Nuk ka ende një reagim nga dyshja për këtë lajm, kështu që na mbetet vetëm të presim.