INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pa Vetting gjyqtarët dhe prokurorët nuk kandidojnë në 18 qershor [Video]

Publikuar më: 12:32 13-02-2017

4 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit, Partia Socialiste ka bërë një propozim për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Amendamenti mban firmën e disa deputetëve të Partisë Socialiste dhe është bërë publik nga bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore Taulant Balla. Në një dalje për mediat, deputeti i PS, Taulant Balla tha se do propozojnë që asnjë gjyqtar apo prokuror që nuk ka kaluar në procesin e Vettingut nuk do të ketë mundësi të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Taulant Balla:
“Propozimi që ne do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në kodin zgjedhor që parandalon përfshirjen në listën e kandidatëve të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk i janë nënshtruar procesit të vettingut, ose e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, por procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar. Ky është një hap i rëndësishëm sepse sikurse Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar edhe ligjin për parandalimin e personave me rekorde kriminale që të përfshihen në procesin zgjedhor, kështu edhe gjyqtarë apo prokurorë që nuk kanë kaluar vettingun apo nuk e kanë përfunduar procesin e rivlerësimit nuk mund të përfshihen në listat zgjedhore. Sigurisht ne synojmë që të merret në konsideratë dhe të diskutohet nga komisioni për reformën zgjedhore në rast se PD vazhdon të bojkotojë komisionin, ne do ta depozitojmë krahas propozimeve të tjera në rrugët që përcakton rregullorja e vendetit”.

Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096