INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Pablo Escobari” shqiptar vetëm 14-vjeç, kapet me 15 kg kokainë [FOTO]

“Pablo Escobari” shqiptar vetëm 14-vjeç, kapet me 15 kg kokainë [FOTO]

Publikuar më: 19:37 21-12-2017

Një shqiptar i moshës 14-vjeçare përfundoi në prangat e policisë për trafik droge, ku iu gjetën 3 kilogramë kokainë në çantën e shkollës dhe 12 kg të tjera në shtëpi.
Policia e Brescia sekuestroi këtë të mërkurë lëndën narkotike dhe arrestoi të miturin si dhe një tjetër shqiptar 24-vjeçar.
Dyshimet lindën prej faktit se 24-vjeçari ndonëse banonte në vend tjetër, kishte marrë me qera një garazh në lagjen “Fiumicello” të Brescia, çka bëri që policia ta kontrollojë, pasi u kap në shoqërinë e të miturit.
Dy të rinjtë po udhëtonin me një makinë, kur policia gjeti një pako kokainë, të cilën e kishte futur në çantë. Në total bashkë me lëndën narkotike që u gjet në çantë u sekuestrua 15 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë prej thuajse 4 milionë e gjysmë euro. Mësohet se lënda narkotike ishte e destinuar për tu shitur në zonën përreth.

breshia.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096