INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Pabukset shqiptare kur morën vesh që u ndamë...''/ Edhe ju veproni si Linda Rei kur ziheni me të dashurin? [FOTO]

''Pabukset shqiptare kur morën vesh që u ndamë...''/ Edhe ju veproni si Linda Rei kur ziheni me të dashurin? [FOTO]

Publikuar më: 16:34 11-04-2019

Linda Rei që me daljen e saj të parë publike në ekranin shqiptar e deri më sot, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale.

Për “Panorama Plus”, Linda Rei tregon arsyen pse la garën në mes, që ishte xhelozia e ish-të dashurit pasanik. Për skandalin me makinën luksoze që i kishte dhuruar partneri, jetën e re në Maltë për të harruar ish-in dhe pasionin për filmat komikë, Linda flet në këtë intervistë të parë pas largimit nga Tirana.

Linda pas largimit nga spektakli “Dance ëith me” poston shpesh foto nga Malta. Si shkon jeta jote aty?

Një jetë super e qetë. Malta është një ishull (shtet) shumë i vogël, por ofron çdo gjë. Kështu unë u dashurova me vendin dhe vendosa të jetoja aty, jetesë që më ndihmoi të harroja ish-in tim.

Për cilin ish e ke fjalën?

Për Massimon, me të cilin u bë më shumë se një vit që jam ndarë, që në janar 2018. I fundit dhe ashtu do të ngelet.

rie.jpg

 

Cila ishte arsyeja e ndarjes?

“Pse e le?” do ishte pyetja e duhur. Se kur thyhet një gotë, unë e hedh në plehra. Pas kësaj, preferoj të pi direkt nga rubineti sesa të pi diçka të ngjitur. Mendoj se po të isha “single” dhe të mos kisha stresin e tij gjërat do të ishin ndryshe.

Stresi që ai më shkaktonte ishte një nga shkaqet që u largova nga “Dance ëith me”. Tani që e mendoj, them se ndoshta do e përballoja pa komoditetet që kisha në Tiranë dhe ndoshta edhe do e kisha fituar garën. Kur një mashkull të bën për vete dhe ishte i bindur që më kishte bërë për vete me paratë e tij dhe pastaj kupton që nuk është ashtu dhe unë mund të isha e pavarur, çdo gjë shkatërrohet. Por meqë unë e doja realisht, shkatërrova disa shanse, pasi nuk isha në gjendje psikologjike të zgjidhja çfarë ishte më e mira për mua.

Pse të shkaktonte stres, si sillej ai me ty?

Po kur isha në Shqipëri filloi të bënte si xheloz dhe me sjelljet e tij më bëri që unë të ikja nga gara. Normalisht që nuk isha komode me hotelin, detaje për të cilat kam folur në intervista të kaluara. Por plus këtyre, presioni që më bënte ai me xhelozi ishte i tillë sa unë nuk mbajta dot më dhe çdo problem i vogël më dukej gjigant.

Më kishte dhuruar makinë Porsh dhe më tha: “Ti vetëm atë doje”. Pas kësaj, unë mora makinën, shkova te qyteti i tij dhe e kërkova për 4-5 orë. Kur e gjeta, i futa gaz makinës me 160 km/orë dhe ia përplasa te makina tij. Zbrita dhe i thashë: “Urdhëro mbrapsh dhuratën tënde!” Pse e bëra? Sepse jam me parimin që s’duhet lejuar kurrë një mashkull të të thotë: “Ta kam dhënë unë!”. Sado të ishte çmimi i asaj dhurate, në momentin që ma përmendi, për mua e ka vlerën zero.

porche.png

 

Tani ecën në këmbë që ke këtë trup në formë?

Eci shumë që kur shkatërrova Porshin (shaka). Trupin në formë e mbaj duke u ushqyer mirë dhe duke shkuar në palestër. Si të bëri ta dashuroje kaq shumë, që thua s’do të ketë tjetër pas tij? Tani as vetë nuk e di. Po sikur të kthehesha pas në kohë, ndoshta as nuk do lodhesha me të. Por ishte shumë funny, fakti që pabukset shqiptare kur morën vesh që unë dhe ai ishim ndarë, filluan ta ndiqnin ose t’i shkruanin në “Facebook”. Disave u ktheva unë përgjigje. Është e çuditshme si dikush e ndjen veten në nivelin tim, por prapë asnjëra s’mundi të hante thërrimet e mia! S’ka shanse.

Dhe si është të jetosh në një ishull, duke u munduar të harrosh ish-in?

Mmmm! Të jetosh sikur s’do të ketë të nesërme, edhe me udhëtime sa në Milano, sa në Lugano, sa në Berlin, sa në Londër. Si gjithmonë, jam e pavarur dhe e jetoj jetën sa më shumë të kem mundësi, se nesër nuk i dihet çfarë ndodh. Kam filluar prapë me fotografitë, se më bëjnë të jetoj në një botë si në përralla, por jam bërë edhe më private që do të thotë se e ndaj sa më pak jetën që bëj nëpër rrjete social. Kjo më ka ndihmuar të jem më e qetë.

Kjo është arsyeja që i ke munguar dhe ekranit shqiptar këto kohë?

Në fakt, këto kohë kam refuzuar shumë intervista, por nëse do të kthehem në televizion do të jetë në “Top shoë” me Alban Dudushin. Më mungon sensibiliteti i tij dhe ndjenjat që të japin në “Top Channel”.

Të ngacmojnë djemtë? Po tani po ndjen për ndonjë djalë tjetër?

Si gjithmonë, por asnjëri nuk arrin të fitojë interesimin tim. Në fakt, ata që më pëlqejnë mua janë të gjithë të martuar. Kurse ata që më duan mua, s’i dua unë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038001537322998