INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pacolli dështon, Serbët i marrin bujqësinë...

Pacolli dështon, Serbët i marrin bujqësinë...

Publikuar më: 08:36 07-09-2017

Sot në  orën 11:00 mblidhet Parlamenti i Kosovës për të përfunduar seancën konstitutive të nisur që në datën 3 gusht.

Seanca e organizuar që në datën 3 gusht ka rezultuar e pasuksesshme për shkak se koalicioni i zgjedhjeve nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e kuvendit dhe zëvendësve të tij.

Marrëveshja e arritur mes dy koalicioneve AKr DHE PAN-së së Behgjet Pacollit i hap rrugë zhbllokimit të  situatës së keqe që është krijuar në Parlamentin Kosovar. Zgjidhja e problemit është parë tek deputeti  më i vjetër,Adem Mikullovci, në parlament pas grupi i partive politike i dërgoi një kërkesë, ku  thuhet se “është krijuar shumica parlamentare për konstituimin e Parlamentit dhe institucioneve të tjera”.

Kërkesa pasoi negocimin përgjatë gjithë ditës së mërkurë me përfaqësuesit e Listës Serbe, që këmbëngulnin të merrnin tre ministri, përfshirë edhe atë të Bujqësisë, e caktuar fillimisht për Aleancën Kosova e Re. 
PAN-AKR hyjnë sot në seancë me një deputet më pak, pasi Korab Sejdiu ka dhënë këtë mëngjes dorëheqjen nga partia e Pacollit.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328