INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Padashje, pa kuptuar, Alketa Vejsiu bëri këtë ''GAFË'' gjatë intervistës me moderatoren e njohur italiane! Ja çfarë i tha! [FOTO]

Padashje, pa kuptuar, Alketa Vejsiu bëri këtë ''GAFË'' gjatë intervistës me moderatoren e njohur italiane! Ja çfarë i tha! [FOTO]

Publikuar më: 23:41 17-12-2018

Moderatorja e njohur italiane Paola Perego ishte e ftuara speciale e finales së spektaklit “Dance Ëith Me”. Gjatë mbrëmjes Paola rrëfeu detaje nga karriera e saj, por sigurisht që nuk mund të mos kërcente me balerinin shqiptar Kledi Kadiu i cili është shumë i famshëm në vendin fqinj.

“Është hera e dytë që vij në Tiranë, por kam shumë dëshirë të vij sërish. Shqiptarët janë një popull shumë bujar, më shohin kudo dhe më përshëndesin. Më kanë respektuar dhe mbushur zemrën plot gëzim. Madje disa më thanë se e kanë mësuar italishten nga unë, duke më parë në ekran” – tregoi moderatorja italiane në një intervistë me Alketa Vejsiun.

Përgjatë intervistës, Paola hodhi edhe idenë që të niste një spektakël në Shqipëri, për shkak të popullaritetit që ka, por gjithashtu tregoi se së shpejti do të moderojë nj emision në Rai1.

Alketa e uroi italisht duke i thënë “Auguri” (Urime), por ja që italianëve nëse u thua kështu e marrin si fat të keq dhe fjala e duhur do të ishte “Merda”.

Në këtë moment, Vejsiut iu desh t’i shpjegonte publikut Merda- n.

“Hmmm është një krem....”

“Pra ju Merda- s i thoni krem?” pyeti Perogo.

Në këtë moment u desh ndihma e Kledi Kadiut i cili tha:  “Merda është mbetje... ushqimore...”. 

PERT.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396